Telegrafi

Triumfuan aktivistët qytetarë, Vallandova shkon në referendum për xeheroret

Më në fund, pas shumë pengesave të shkaktuara nga kryetari i komunës së Vallandovës, Nikollçe Çurlinovski, nisma qytetare ”Shpëtim për Vallandovën” e fitoi betejën për referendum për xeheroret.

Kështu, qytetarët e Vallandovës do të votojnë më 20 gusht ”për ose kundër” hapjes së xeheroreve në rajonin e kësaj komune, si edhe do të votojnë për të lejuar vazhdimin e punimeve në Kazandol ose për të ndaluar.

Vendimi për referendum u sot sot përmes një seance urgjente të Këshillit komunal, bëjnë të ditur nga nisma e lartëpërmendur. Paraprakisht, u caktua një referendum për në korrik, por kryetari Çurlinovski vendosi që të mos e lejojë.

Përndryshe, në dy komunat tjera, Gjevgjeli dhe Bogdanci, qytetarët votuan kundër xeheroreve, ndërkaq Dojrani do të votojë më 23 korrik./Telegrafi/