Telegrafi

Triumfon Barca, Messi kalon shifrën prej 300 golash

Pjesa e parë u mbyll në favor të skuadrës vendase, e cila krijoi avantazhin dhe e mbajti atë deri në pushim.

Menjëherë pasi Sanchez humbi rastin që t’i kalonte katalunasit në epërsi, Ighalo shënoi për ekipin vendas pas një krosimi të Nolitos (26’).

Kaluan vetëm pesë minuta në pjesën e dytë (50’) dhe i magjishmi Lionel Messi e barazoi rezultatin me golin e tij të 300-të me fanellën e Barcelonës.

25-vjeçari Messi e përmbysi rezultatin me një goditje nga gjuajtja e lirë, ndërsa ky ishte goli i tij i dhjetë në gjashtë ndeshjet e fundit.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka 15 pikë më shumë se përcjellësi i parë (Atletico Madrid) dhe 19 pikë më shumë se përcjellësi i dytë (Real Madrid). Dy klubet madrilene të dielën zhvillojnë ndeshjet e xhiros së 24. /Telegrafi/