Telegrafi

Triumfojnë Warriors, mposhten Clippers – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Kanë përfunduar një pjesë e takimeve në NBA, me disa nga skuadrat favorite që arritën të shënonin fitore.

Golden State Warriors ia dolën të triumfonin në këtë rreth në sfidën ndaj Sacramento Kings me rezultat 113-98.

Stephen Curry ishte më i miri te Warriors duke realizuar plotë 30 pikë, derisa ishte i ndjekur nga dyshja e Kings, Tyrese Haliburton dhe Harrison Barnes, që shënuan 24, respektivisht 19 pikë.

Më poshtë mund t’i shikoni rezultatet e ndeshjeve të tjera:

Los Angeles Clippers 92-116 San Antonio Spurs

Chicago Bulls 113-118 Houston Rockets

Utah Jazz 112-102 Charlotte Hornets

Memphis Grizzlies 99-102 Oklahoma City Thunder

Boston Celtics 103-108 Philadelphia 76ers. /Telegrafi/