Ka përfunduar një tjetër rreth i përballjeve në NBA, me favoritët që nuk lejuan të shkaktohej befasi.
Në ballafaqimin mes Golden State Warriors dhe Brooklyn Nets, ishin këta të parët që triumfuan me rezultat bindës 117-99.
Ylli i kësaj sfide s’kishte si të dilte ndryshe pos Stephen Curryt që realizoi plotë 37 pikë, derisa pas tij u renditet James Harden dhe Kevin Durant, me 24, respektivisht 19.
Fitore më e vështirë ishte ajo për Los Angeles Clippers, që arritën të mposhtin San Antonio Spurs me rezultat 106-92.
Në këtë rreth, triumf mori edhe Utah Jazz, që ia doli të mposhte me shumë spektakël Philadelphia 76ers me shifrat 120-85. /Telegrafi/