Telegrafi

Triumfojnë Suns, por nuk ia del Jazz ndaj Grizzlies – rezultate e të gjitha takimeve në NBA

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, e që natyrisht se spektakli nuk kishte se si të mungonte.

Me vetëm katër pikë dallim, Phoenix Suns kanë arritur të mposhtin San Antonio Spurs, 115-111.

Ky rreth ishte i vështirë për Utah Jazz, që u mposht me vetëm një pikë dallim nga Memphis Grizzlies, 119-118.

Diferencë e ngushtë mes pikës ishte edhe përballja mes Sacramento Kings e Philadelphia 76ers, 102-92.

Minnesota Tmberwolves ia doli të triumfonte në shtëpi ndaj New Orleans Pelicans me rezultat 110-96, e fitore mori edhe Milwaukee Bucks ndaj Orlando Magic, 123-92.

Fitore të thellë në këtë xhiro mori edhe Indiana Pacers, duke mposhtur në shtëpi Chicago Bulls me shifrat 109-77.

Boston Celtics me epërsi komode ia doli të triumfonte përball Houston Rockets, 108-90, derisa Oklahoma City Thunder u mposht para shikuesve të tyre nga Atlanta Hawks, 113-101.

Me gjashtë pikë diferencë, Charlotte Hornets triumfoi ndaj Washington Wizards me rezultat 109-103, e fitore mori edhe Brooklyn Nets kundër Cleveland Cavalires, 117-112. /Telegrafi/