Juventusi ka regjistruar fitore prej 3-1 ndaj Genoas në ndeshjen e javës së 30-të në Serie A që u zhvillua në Allianz Stadium.
Dejan Kulusevski e zhbllokoi rezultatin në minutën e katërt të takimit pas asistimit nga Juan Cuadrado.
Pas një aksioni të shpejtë nga Federico Chiesa, portieri e mbrojti goditjen e tij, topi shkoi te Cristiano Ronaldo, i cili e përplasi për shtylle dhe nga prapa vinte Alvaro Morata për ta futur në rrjetë (22’).
Gianluca Scamacca (49’) e shënoi golin e nderit për mysafirët në gjysmën e dytë. falë një harkimi nga Nicolo Rovella.
Bianconerët patë raste të shumta në fraksionin e dytë, ndërsa e realizuan vetëm një gol, përmes Weston McKennie, i cili pranoi një top nga Danilo, shkoi përpara dhe e mposhti portierin kundërshtar.
Juventusi ruan vendin e tretë në tabelë me një pikë prapa Milanit që ndodhet në vend të dytë dhe tri pikë përpara Napolit që mban vendin e tretë.
Genoa pozicionohet në vend të 13-të në renditje dhe ndodhet 10 pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga liga. /Telegrafi/
https://twitter.com/go1als/status/1381232393533714432
Ronaldo with the assist off the post for Morata 😅 pic.twitter.com/Fy2YiLvZUT
— ESPN FC (@ESPNFC) April 11, 2021
https://twitter.com/go1als/status/1381236780280774659
https://twitter.com/go1als/status/1381252993476128768