Telegrafi

Triumf komod i Djajve

Vendasit dominuan tërësisht pjesën e parë, në të cilën u shënua një gol. Në fakt, shënoi një lojtar mysafir, Gareth McAuley, mirëpo ai e gaboi portën pas harkimit të Ashley Young (9’).

Në minutat shtesë (90’+1), Robin van Persie pranoi një top nga Antonio Valencia për ta dyfishuar rezultatin.

Kjo fitore e mban Manchester Unitedin shtatë pikë përpara kampionit në fuqi, Manchester City. /Telegrafi/