Site icon Telegrafi

Triumf fantastik i Bashkimit në Ligën Ballkanike

Klubi nga Prizreni e nisi furishëm çerekun e parë, të cilin e fitoi me rezultat 30:7. Në dhjetëminutëshin e dytë, vendasit ishin përsëri më të mirë (20:13), ashtu që e mbyllën pjesën e parë me rezultat 50-20.

Skuadra e Bashkimit i shënoi 27 pikë në çerekun e tretë, kurse pranoi 23. Mysafirët luajtën më mirë në pjesëlojën e fundit (17:32), porse kjo nuk mjaftoi për ta penguar fitoren e nikoqirëve. 

Kjo ishte fitorja e katërt e Bashkimit nga shtatë ndeshje të zhvilluara dhe tash ka marrë kreun e Grupit B të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/

Exit mobile version