Skuadra nga Prizreni regjistroi fitore prej 79-78 në mënyrë drithëruese.
Ndeshja u vendos dy sekonda pa përfunduar koha dhe ekipi nga Kosova fitoi me një pikë epërsi.
Pas kësaj fitoreje, Bashkimi ka tri triumfe dhe tri humbje dhe është në vend të tretë, kurse Teodo është në vend të parë me katër fitore dhe dy humbje. /Telegrafi/