Cleveland Cavaliers kanë ripërsëritur lojën e shtatë në finalet e sezonit të kaluar kundër Golden State Warriors dhe në sekondat e fundit Kyrie Irving – njëjtë si në finale – ka marrë topin për të shënuar pikët fituese (109-108).
Irving lëshoi topin, me një kthim prapa, derisa po ruhej tërë kohës nga Klay Thompson, kur kishin mbetur 3.4 sekonda, njofton Klan Kosova.
Cleveland kështu ka mposhtur Warriors në ndeshjen e parë në sezonin e ri pas finales së famshme, ku po Irving në sekondat e fundit të ndeshjes kishte lëshuar një trepikësh për të krijuar avantazhin fitues të finales maratonike prej shtatë ndeshjes.
“Djaloshi (Irving) është diçka special”, ka thënë LeBron James për bashkëlojtarin e tij. “Nuk patëm asnjëherë dyshim në të”.
Luftëtarëve nuk u bëri punë as superylli i ardhur nga Oklahoma City Thunder, Kevin Durant, përkundër se shënoi plotë 36 pikë.
https://youtu.be/pLqQb1i58oE
https://youtu.be/3hp7NfhmGfA