Telegrafi

Triumf i boksierit nga Kosova

Boksieri nga Kosova, Armend Xhoxhaj, ka shënuar fitore kundër boksierit indian, Singh Amritpreet.

Lajmin e ka bërë të ditur sekretari i Federatës së Boksit, Latif Demolli, i cili ka shkruar se Xhoxhaj ka shënuar fitore bindëse ndaj indianit, transmetin Koha.net.

Boksieri që garon në kategorinë 91 kg, këtë fitore e ka shënuar në Botërorin që është duke u zhvilluar në Baku, të vlefshme për kualifikimet në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

“Armend Xhoxhaj bombardoi boksierin trup gjatë nga India dhe korri fitore bindëse. Xhoxhaj me një përgatitje të mirë fizike dhe me goditje të njëpasnjëshme e solli kundërshtarin shpesh në pozita të palakmueshme, dhe në fund me plot meritë u shpall fitues”, ka shkruar Demolli.

Rrugëtimin për të siguruar një biletë për ‘Rio 2016’, Xhoxhaj e vazhdon më 20 qershor.