Telegrafi

TRITON – Planeti i adhuruesve të lojërave kompjuterike

Triton është një event i dedikuar për adhuruesit e lojërave kompjuterike, i cili do të mbahet me 23 dhe 24 Janar në Innovation Centre Kosovo. Për 24 orë sa zgjatë ky aktivitet, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të garojnë brenda zonës “freeplay” në gjashtë lojëra të përzgjedhura kompjuterike, të cilat janë aktuale edhe në kampionatet e ngjashme në nivel botëror. Përveq garimit, ky aktivitet synon të ndikojë në zhvillimin e shkathtësive të pjesëmarrësve rreth teknologjive të reja të zhvillimit të lojërave.

Triton do të përmbajë LAN Party – ku përfshihen garime në Counter-Strike, DOTA, League of Legends, Assassin’s Creed, Pro Evoulution Soccer, FIFA dhe Classic Arcade Games. Lojtarët do të kenë mundësi të garojnë në ekipe, ata duhet të jenë fizikisht brenda objektit ku mbahet aktiviteti si dhe do të kenë mundësinë për diskutime interaktive me kundërshtarët e tyre. Përveq LAN Party, në Planetin Triton do të zhvillohen edhe diskutime rreth Industrisë së lojërave në përgjithësi. Mysafirë special dhe me përvojë në këtë fushë do të ligjërojnë mbi zhanret e lojërave, evolucioni në grafikën e lojërave, PC vs Console lojërat, Historia e Industrisë së lojërave, lojërat në pajisjet mobile si dhe gjeneratat e ardhshme të “Consoles” dhe grafikës.

Industria e lojërave kompjuterike është njëra nga industritë më të mëdha dhe më fitimprurëse në botë. Kjo industri ka shënuar rritje edhe në regjion, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës. Zhvillimi i shpejtë i telefonave të mençur në vitet e fundit, ka krijuar një ambient të përshtatshëm për krijimin e lojërave dhe qëndrueshmëri në zhvillimin e të gjithë sektorëve të teknologjisë.