Site icon Telegrafi

Tritoli në banesën e dy motrave në Elbasan, humb jetën pas tre muajsh fqinji 29-vjeçar i dëmtuar nga shpërthimi

29-vjeçari Enea Themollari ka humbur jetën në Spitalin e Traumës. Ai u lëndua nga një shpërthim me tritol në Elbasan ndodhur më 14 korrik 2024.

Ai pësoi dëmtime të shumta në pjesën e kokës, e që prej ditës së shpërthimit ka qenë i shtruar në spitalin e Traumës.

Lexo po ashtu Motrat Nikolli akuzuan Nuredin Dumanin se u vendosi tritol, identifikohet autori

Tritoli prej të cilit mbeti viktimë 29 vjeçari ishte vendosur në banesën e fqinjve ku jetonin dy motrat Nikolli.

Njëra prej tyre është një personazh i njohur në TikTok, Xhovana Nikolli, e njohur edhe si e dashura e të penduarit të drejtësisë Amarildo Nikolli. /Telegrafi/

Exit mobile version