Site icon Telegrafi

Tritol veturës së inspektores të arsimit

Makinës së një inspektoreje të Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Shkodër iu vu lëndë plasëse, por motivet të cilat ende nuk dihen. Automjeti ishte i parkuar pranë pallatit ku banonte 60-vjeçarja, në qendër të qytetit.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në pjesën e pasme të makinës, ku dhe është vendosur tritoli.

Zjarrfikëset kanë shuar flakët brenda pak minutash, ndërsa policia sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorët. /Telegrafi/

Exit mobile version