Në një lokal sot është vënë tritol rreth orës 04:20 të mëngjesit në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz të Tiranës.
Sipas informacione asnjë person nuk ka pësuar lëndime, por vetëm dëme materiale.
Dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur në ambientet e jashtme të lokalit, i cili ishte marrë me qira nga 24-vjeçari O.M.
Sipas gazetares Dorjana Bezat, autorët janë afruar me një makinë tip “Audi”, ku sikurse shihet në video, studiuan zonën dhe pas disa minutash u rikthyen dhe vendosëm eksplozivin.
Autorët kanë vendosur rreth 100 gram tritol, i cili është aktivizuar me fitil.
Kjo është hera e katërt që në këtë rrugë ka sulme me armë apo eksploziv ndaj bizneseve, ndërsa policia po heton ngjarjen e fundit. /Tch/Telegrafi/