Site icon Telegrafi

Tritol në automjetin e përfaqësuesit të opozitës në Vaun e Dejës

Një sasi lënde plasëse i është vendosur automjetit tip ‘Audi’ në pronësi të kreut të grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 7:10 të mëngjesit, ku shpërthimi ka ndodhur pikërisht në momentin që Ndreca ka hipur në automjet.

“Rreth orës 07:10, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në pjesën e përparme të automjetit tip “Audi”, në pronësi të shtetasit Bernard Ndreca dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse”, njofton policia.

Nga shpërthimi, Ndreca nuk ka pësuar dëmtime, por janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version