Telegrafi

I vendoset tritol lokalit në Velipojë

Foto: Arkiv

Një sasi tritoli ka shpërthyer në tarracën e një lokali në Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.45 të mëngjesit të sotëm, teksa janë raportuar vetëm dëme materiale, raporton euronews.al.

“Rreth orës 03:45, në fshatin ‘Rrjoll’, Velipojë, në tarracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është  hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/