Site icon Telegrafi

Tristani, ‘shoku’ më i ngushtë i Kaltrina Selimit (Foto)

Këngëtarja Kaltrina Selimi ka kohë që nuk është më shumë aktive si dikur në muzikë, kjo pasi kohën më të madhe ja merr angazhimj i saj si nënë.

E kur jemi te familja e saj, të gjithë e dimë që ajo është e martuar dhe jeton me bashkëshortin e saj Dritonin dhe djalin e tyre në Londër.

Fansat e Kaltrinës kanë mundësinë që herë pas here ta shohin atë në rrjetet sociale, edhe pse ajo nuk preferon të postojë shumë.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet shumë e lumtur pranë djalit të saj, teksa shëtisin së bashku në sheshet e Londrës.

“Me shokun tim më të mirë”, ka shkruar Kaltrina në mbishkrimin e fotos.

Sa i përket muzikës këngëtarja mendo të rikthehet shumë shpejt me një projekt të ri, i cili do të jetë një bashkëpunim me Gold Ag. /Telegrafi/

Exit mobile version