Telegrafi

Tristan Thompson vazhdon skandalet, fotografohet dorë për dore me një femër misterioze në Greqi – mes lajmeve se me Khloe Kardashian po presin fëmijën e dytë

Tristan Thompson është parë dorë për dore me një grua misterioze në orën 5:00 të mëngjesit të së dielës në Mykonos, Greqi.

31-vjeçari festoi në Greqi gjatë gjithë fundjavës, pavarësisht raportimeve se po pret një fëmijë tjetër me ish-të dashurën, Khloe Kardashian.

Çifti eci rrugëve të Mykonos së bashku pasi festuan në një klub nate të quajtur Bonbonniere, i njëjti vend ku Thompson u pa një natë më parë.

Në klubin e natës, babai i katër fëmijëve ishte i rrethuar nga disa femra teksa pinte nargjile.

Thompson ka qenë shumë i diskutuar gjatë kësaj kohe për shkak të marrëdhënies me yllin e “The Kardashians”.

Lexo po ashtu Tristan Thompson fotografohet me disa femra në një klub nate në Mykonos, pak ditë pasi u tha se po bëhet baba për herë të dytë

Ai e tradhtoi Khloen me një striptiste dhe më pas lindi një fëmijë me një grua tjetër, ndërsa po përgatiteshin të krijonin fëmijën e tyre të dytë.

Khloe dhe Tristan (Foto: Getty Images)

Kardashian nga ana tjetër është shprehur se nuk do të kthehet më me basketbollistin, vetëm se do të jenë prindër të mirë të True.

Përveç vajzës True, Thompson ka një djalë pesë-vjeçar të quajtur Prince me modelen Jordan Craig dhe djalin Theo, gjashtë muajsh, me modelen Maralee Nichols. /Telegrafi/

Khloe dhe Tristan (Foto: Getty Images)