Telegrafi

Tristan Thompson përpiqet ta rikthejë Khloe Kardashianin

Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian (Foto: Gettyimages/Guliver)

Ish- i dashuri i Khloe Kardashian, Tristan Thompson, ka rënë në sy pasi po mundohet që të bëhet pjesë e familjes së famshme Kardashian/Jenner.

Basketbollisti i njohur i dhuroi motrës së Khloe, Kim Kardashian, një tufë lulesh të madhe për Ditën e Nënës duke sugjeruar se ai është pjesë e familjes, shkruan Mirror.

Khloe së bashku me 29-vjeçarin janë duke u izoluar në shtëpinë e tyre në Calabasas, pavarësisht se përfunduan lidhjen e tyre në shkurt të vitit të kaluar.

Gjërat u thyen mes çiftit pasi doli në dritë se basketbollisti kishte tradhtuar Khloe me Jordyn Woods, e cila ka qenë mike në familjen e Kardashian.

Nuk ishte hera e parë që Tristan u godit me akuza për keqbërje, pasi u kap në kamera duke puthur një grua në një klub nate para se Khloe të lindte vajzën e saj, True. Tani duket se Tristan po përpiqet ta rikthejë familjen përsëri. /Telegrafi/