Tristan Thompson është parë me disa femra duke festuar në orët e vona teksa po shijon pushimet në Mykonos, pas lajmeve se po bëhet baba për herë të dytë me ish-të dashurën e tij, Khloe Kardashian.
Ylli 31-vjeçar i NBA-së ka tronditur sërish botën meqë ishte parë në një klub të quajtur ‘Bonbonniere’, pas një sërë ngjarjesh të tjera tronditëse në të cilat ka qenë i përfshirë.
Në këtë mbrëmje, sportisti dukej sikur nuk kishte asnjë shqetësim në botë, pasi dukej se po pinte dhe ishte përzier me një grup miqsh, në mesin e tyre edhe disa femra.
Përkundër se nuk u fotografua, dëshmitarët okularë thanë se ishte jashtë në orën 2:30 të mëngjesit dhe se akoma ka qenë në shoqërinë e disa vajzave.
Lajmi se po bëhet me fëmijë të dytë u konfirmua nga një zëdhënës i familjes Kardashian për DailyMail.
Ata bënë me dije se fëmija po vjen përmes një nëne surrogateje.
Përveçse tashmë ka një vajzë të vogël me Khloe, ai ndan edhe djalin pesëvjeçar Prince me ish-modelen, Jordan Craig dhe djalin Theo Thompson, gjashtë muajsh, me trajneren e fitnesit, Maralee Nichols. /Telegrafi/