Tristan Thompson ka fituar gjyqin kundër Kimerby Alexander.
Kjo e fundit pretendonte se basketbollisti i njohur është babi i fëmijës së saj, shkruan Daily Mail.
Thompson, i cili ngriti një padi shpifjeje prej 100,000 dollarësh kundër Alexander pas pretendimeve të saj të vazhdueshme, do të marrë 50,000 dollarë në dëm të përgjithshëm.
30-vjeçari fillimisht paditi Alexander 100,000 dollarë dëmshpërblim për ‘humbje të reputacionit, turp, keqardhje dhe ndjenja të lënduara’.
Më shumë se një vit më parë Alexander doli në publik me akuza se Thompson është babai i fëmijës së saj pesë vjeç dhe ajo ngriti një padi për atësinë.
Një test i atësisë i marrë nga Thompson u kthye negativ në janar, por Aleksandri ka pretenduar që laboratori që administronte testin kishte falsifikuar rezultatet për shkak të një lidhjeje me familjen Kardashian – Jenner.
Thompson kishte reaguar menjëherë duke pretenduar se laboratori ishte ndër më të njohurit në vend, dhe për këtë arsye përfundimet e tij nuk ishin të dyshimta. /Telegrafi/