Telegrafi

Tristan Thompson akuzohet sërish se e ka tradhtuar Khloe Kardashian?

Tristan Thompson thuhet se e ka tradhtuar edhe njëherë partneren e tij, Khloe Kardashian.

Modelja Sydney Chase pohoi se ka qenë në një romancë dashurie me lojtarin e Boston Celtics, 30 vjeç, në janar të këtij viti.

“Ai më tha se nuk ishte në një lidhje më, kështu që unë thashë mirë”, pretendoi ajo. “Ne biseduam, jemi shoqëruar shumë herë, kemi dalë së bashku, gjithçka”.

Chase pretendoi se e pyeti me ngulm yllin e NBA – i cili u ribashkua me Kardashian verën e kaluar – ‘A jeni beqar?’ dhe ai dyshohet se u përgjigj, “Po”.

“Ndodhi dhe pastaj e zbulova se nuk është më beqar dhe kështu e ndërpreva atë”, tha ajo.

Lexo po ashtu Khloe Kardashian pranon ribashkimin me Tristan Thompson në ditëlindjen e tij të 30-të

Nuk është hera e parë që Thompson e tradhton yllin e “Keeping Up With the Kardashians”. Siç raportoi Page Six në 2018, ai u fotografua me modelen Lani Blair vetëm pak ditë para se të lindte vajza e tyre, True.

Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian (Foto: GC)

Tristan më pas u përfshi në një skandal tjetër me ish-shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods në 2019.

Khloe së pari e fajësoi Woods, 23 vjeçe, për lidhjen, por pasi u përball me reagime, atëherë gjithë fajin ia hodhi partnerit të saj.

“Jordyn nuk duhet të fajësohet për prishjen e familjes time. Ky ishte faji i Tristanit”, tha ajo.

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson (Foto: Getty Images)

Çifti u bënë bashkë gjatë vitit të kaluar dhe kaluan një kohë të mirë në karantinë. /Telegrafi/