Telegrafi

Tristan e tradhtoi sërish? – thuhet se Khloi i shkroi vajzës misterioze në rrjete sociale

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson Foto: Daily Mail

Khloe Kardashian sërish është duke u përballur me probleme rreth lidhjes së saj.

Derisa partneri i bukuroshesh brune, Tristan Thompson e tradhtoi tre herë, aludohet se këtë e ka bërë edhe ditët e fundit, shkruan Daily Mail.

Është Kimberly Alexander e cila po pretendon se basketbollisti ka kaluar kohë me të, ani pse u bashkua sërish me Khloe.

Ajo në rrjete sociale ka ndarë një imazh, ku vërehet se Kardashian i ka shkruar asaj në Instagram.

Ndërkaq, një burim afër yllit të KUWTK ka thënë se fotografia është e kuruar, pasi kjo e fundit nuk i ka shkruar në rrjete sociale.

Foto: Daily Mail

“Ajo e ka bërë sikur Khloe i ka shkruar, por ajo asnjëherë nuk e ka bërë këtë gjë”, thuhej nga burimi.

Vlen të theksohet se ka ditë të tëra që po pretendohet se Tristan kishte aferën tjetër me Kimberly. /Telegrafi/

Foto: Daily Mail