Site icon Telegrafi

Trishtimi i ditëlindjes: Disa arsye pse ndiheni të mërzitur kur keni ditëlindjen

Jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtën marrëdhënie me ditëlindjen

Disa duan një festë të madhe, tullumbace, njerëz përreth, foto dhe urime, ndërsa të tjerë persona luten që të mos ua kujtojë njeri ditëlindjen dhe të kalojnë një ditë normale.

Sipas terapistes së marrëdhënieve dhe familjes, Leeor Gal, ka disa arsye pse njerëzit ndihen të trishtuar dhe nuk duan ta festojnë ditëlindjen e tyre.

Një prej arsyeve lidhet me krahasimin që ne bëjmë me të tjerët. Në një vit, ne bëjmë një rezyme të jetës sonë dhe krahasohemi me bashkëmoshatarët. Shpesh, vendosim disa pritshmëri, të cilat jo gjithnjë i arrijmë dhe kjo, në ditëlindje, na trishton.

Gjithashtu, edhe rritja me një vit na bën të mendojmë se po plakemi dhe koha po kalon para syve tanë.

Lexo po ashtu Si të veproni pas mesazhit nga ish-partneri: Gëzuar ditëlindjen

Sipas Gal, disa njerëz mund të përjetojnë trishtim në ditën e lindjes, pasi gjatë fëmijërisë, njerëzit që e kanë rrethuar, veçanërisht prindërit, nuk i kanë dhënë shumë rëndësi ditëlindjes së tyre.

Edhe në rastet kur prindërit apo familjarët kanë organizuar festa gjigante, kur fëmijët kanë dashur thjesht një festë me personat më të shtrenjtë, sërish luan një rol të madh në mungesën e dëshirës për t’u argëtuar dhe lumturuar për ditëlindje, citon Anabel.

Është mëse okay që ti ta konsiderosh ditëlindjen si çdo ditë tjetër, mjafton që të mendosh për dëshirat e tua dhe jo për të kënaqur njerëzit që duan ta festojnë për ty. /Telegrafi/

Exit mobile version