Një studim i ri sugjeron se ndjenja e trishtimit mundet të ndryshojë mënyrën sesi i perceptojmë ngjyrat.
Në veçanti, studiuesit kanë zbuluar se pjesëmarrësit, të cilët u nxitën të ndihen të trishtuar ishin më pak të kujdesshëm për të kuptuar ngjyrat nga blu në të gjelbër, krahasuar me subjektet që ishin me humor të mirë.
Duke qenë se ndjeshmëria ndaj kontrastit është një proces vizual bazë, studiuesit kanë hetuar mbi mundësinë e një lidhjeje specifike mes trishtimit dhe aftësisë për të perceptuar ngjyrat.
Në një studim, 127 studentë panë një film të ndjeshëm dhe menjëherë më pas u detyruan të përmbushnin një detyrë, ku bazë ishte gjykimi i ngjyrave.
Pjesëmarrësit u caktuan rastësisht në dy grupe. Grupi i parë shihte një film të trishtueshëm dhe grupi i dytë një film komik.
Rezultatet tregojnë se pjesëmarrësit e grupit të parë kishin më shumë vështirësi për t’i kuptuar ngjyrat që u tregonin studiuesit.
Një test i ngjashëm u është bërë 130 pjesëmarrësve (gjysmës së të cilëve u dha të shihnin një video me motive emocionale neutrale dhe gjysmës tjetër një video me motive trishtimi): rezultati i njëjtë, shkruan revista Psikologji. Studentët që kishin asistuar në të parit e videos së trishtë nuk ishin të qartë në dallimin e ngjyrave si grupi tjetër.
“Rezultatet tona tregojnë që humori mund të influencojë mënyrën se si shohim rreth nesh”, ka thënë Christopher Thorstenson, kërkues shkencorë në fushën e psikologjisë pranë Universitit Rochester, i cili ka qenë personi që ka drejtuar studimin.
“Puna jonë ka avancuar në këtë drejtim. Kemi arritur të konkludojmë që trishtimi shkatërron në mënyrë specifike proceset e të parit, sidomos kur kemi të bëjmë me dallimin e ngjyrave”. /Telegrafi/