Telegrafi

Trishet: Në treg vërehen shenjat e para të rikuperimit të ekonomisë

"Sa i përket rritjes ekonomike, ndodhemi në udhëkryqin e këtij cikli", theksoi Trishet në takimin e Bankave për barazime ndërkombëtare në Bazel, duke shtuar se disa raporte të mëhershme "inkurajojnë", por ende nuk është koha për relaksim".

Shenjat e para, duke i përfshirë rritjen më të madhe të besimit konsumator në SHBA muajin e kaluar për më shumë se dy vite, rikuperimin më të madh të prodhimtarisë industriale në SHBA prej vitit 2005 dhe rritjen e porosive industriale në Gjermani në muajin mars për herë të parë për shtatë muaj, tregojnë se fundosja e ekonomisë globale ndoshta e ka arritur fundin.

Trishet theksoi se bankat qendrore, pasi që do të arrihet deri te rritja e ekonomisë globale, do të duhet ta zvogëlojnë mbështetjen e vet ndaj ekonomisë dhe të kthehen në gjendje normale, por edhe se "do të bëjnë krejt çka nevojitet, kur bëhet fjalë për masa të jashtëzakonshme, për sa kohë të nevojitet".

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) muajin e kaluar kumtoi se janë paraqitur "indikacionet e para" se shkalla e dobësimit ekonomik po bëhet më e matur në një numër të madh të vendeve në botë.

FMN parashikoi se ekonomia globale këtë vit do të dobësohet 1,3 për qind, para rikuperimit të saj dhe rritje prej 1,9 për qind vitin e ardhshëm.

Trishe tregoi se tregjet financiare tashmë filluan të rikuperohen. /mia/