Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Cvetan Trupunovski sot realizoi takim me qytetarët e Komunës së Negotinës.
Sipas Tripunovskit, qytetarët në Negotinë ballafaqohen me të njëjtat probleme ashtu sikurse qytetarët tjerë në vendet e ndryshme të Maqedonisë.
Siç kumtojnë nga OBRM-PDUKM, në bisedime me bujq është theksuar se nuk ka plasman për prodhimet e tyre bujqësore, ndërsa si problem shtesë, thonë nga OBRM-PDUKM, është theksuar çmimi i plasmanit të specit, grurit por edhe të gjitha prodhimet tjera bujqësore.
“Në bisedë me ata si temë u cek edhe marrëveshja kapitulluese që e nënshkroi Zoran Zaevi me Greqinë. Qytetarët thanë se janë të pakënaqur nga gënjeshtrat që ua thotë Zoran Zaevi se nëse referendumi kalon ky popull dhe do të ketë treg prej 500 milionë eurove dhe në këtë mënyrë prodhimet bujqësore do të kenë plasman të siguruar”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.
Sipas Tripunovskit është evidente që Zoran Zaevi nuk di si t’i zgjidh problemet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe paaftësinë e tij, thotë Tripunovski, e mbulon me premtime të rreme për jetë më të mirë./Telegrafi/