Gratë në Maqedoni më së shpeshti menaxhojnë kompani të vogla dhe të mesme. Dominojnë më pozitat menaxheriale në shërbimet ditore, në fushën e financave, medicinë, sektorin IT, dizajnit të modsë, por ka edhe në ndërtimtari. Për të qenë në pozitat e larta menaxheriale, veçanërisht në kompanitë e mëdha duhet të jetë absolutisht person i kompletuar dhe të ketë cilës, këtë e thekson Lidija Tripunoska, menaxherja e përgjithshme e Agjencisë MARILI, e cila këtë vit e organizoi 21 zgjedhjet e TOP 10 grave më të sukseshme menaxhere për vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Gjithnjë e më tepër kemi gra të reja menaxhere të cilët vijnë nga bizneset personale të cilët me gjasë me baza të reja menaxheriale. Por, kemi dhe gra tjera të reja të shkolluara të cilët kanë vetërespekt, vetëbesim, vetëdije dhe me atë dëshmojnë se gruas i janë hapur dyert në biznes dhe ajo duhet të ndikojë në vullnetin e të gjithë neve, gjegjësisht popullatës së re të grave e cila është e edukuar se mundet të arrijë’, thotë Tripunoska ndër të tjera.
Këtë vit në konkurrencë ishin 40 gra menaxhere, kurse janë zgjedhur vetëm 10 më të suksesshmet, në sektorët ku menanxhojnë gratë nuk ka ndryshime. /Telegrafi/