Telegrafi

Trippier u injorua nga bashkëlojtarët e Newcastle kur u kërkoi të duartrokisnin tifozët pas eliminimit nga Cambridge në FA Cup

Kieran Trippier u përpoq t’i bënte shokët e tij të Newcastle United të duartrokasin tifozët pas eliminimit të tyre shokuese nga FA Cup nga Cambridge United, por ata e injoruan atë.

Trippier bëri debutimin e tij për klubin anglez të shtunën pasi vulosi një transferim prej 12.5 milionë funtesh nga kampioni në fuqi i La Ligës, Atletico Madrid.

Ishte diçka për t’u harruar pasi Laraskat u eliminuan nga raundi i tretë i Kupës FA, pas humbjes 1-0 nga Cambridge United falë një goli të Joe Ironside në minutën e 56-të.

Newcastle luajti me një formacion relativisht të fortë dhe sipas Ciaran Kelly, Trippier u kërkoi të gjithëve që të tregonin vlerësimin e tyre për tifozët në St James’ Park.

Megjithatë, në vend të kësaj, shumica prej tyre ikën drejt tunelit duke lënë Trippier me Matt Ritchie për të treguar respektin e tyre ndaj tifozëve.

Asnjë lojtar specifik nuk u emërua në raport, por mbështetësit në përgjigje kanë filluar të spekulojnë se cilët janë lojtarët që refuzuan t’i duartrokasin.

Newcastle e ka bërë zakon të eliminohet nga raundi i tretë i FA Cup dhe është hera e gjashtë në 10 vjet që ata eliminohen në këtë fazë.

Menaxheri Eddie Howe dërgoi një paralajmërim për lojtarët e tij të cilët ikin drejt tunelit pas ndeshjes dhe ai ishte shumë i zhgënjyer me sjelljen e tyre.

“Ne kemi një mënyrë për të punuar dhe mendimi im personal është se ne gjithmonë duhet t’i vlerësojmë tifozët dhe t’i falënderojmë ata që erdhën dhe t’i falënderojmë ata për mbështetjen e ekipit”, ka thënë Howe. /Telegrafi/