Site icon Telegrafi

Trippier preferon kalimin te United

Trajneri i Tottenham Hotspurs, Kieran Trippier, shpreson të transferohet gjatë verës te Manchester United.

Ai ka pasur paraqitje të mira në Kupën e Botës me kombëtaren angleze, mbrojtësi ka rënë jashtë formës në nivelin e klubit.

Kjo ka dërguar Tottenhamin ta vendosë në tregun e shitjeve për afatin kalimtar të ardhshëm që fillon në qershor pasi dëshirojnë të mbledhin fonde për të forcuar skuadrën e tyre.

Sipas Gianluca Di Marzio, edhe Napoli e dëshiron futbollistin, por ai po pret një lëvizje të Djajve të Kuq.

Është e paqartë nëse United po interesohet për Trippierin, por janë të etur për të nënshkruar me një mbrojtës të krahut.

Ndryshe, Aaron Wan-Bissaka i Crystal Palacet është si objektivi kryesor i klubit që udhëhiqet prej Ole Gunnar Solskjaer. /Telegrafi/

Exit mobile version