Telegrafi

Trippier flet publikisht për ofertën e Bayern Munichut

Kieran Trippier ka komentuar interesimin e Bayern Munich për të, por ripohoi se angazhimi i tij është te Newcastle.

Mbrojtësi anglez ka qenë shtylla e skuadrës së Eddie Howe pasi ai mori drejtimin nga Steve Bruce në klub.

I ardhur nga Atletico Madrid dy vjet më parë për vetëm 15 milionë euro, Trippier ka qenë jo vetëm një nga lojtarët më të mirë të Newcastle, por një nga më të mirët në pozicionin e tij në të gjithë ligën që nga ajo kohë.

Lexo po ashtu Thomas Tuchel jep sinjale rreth transferimit të Kieran Trippier

Pavarësisht se forma e tij ka marrë një rënie të papritur gjatë muajve të fundit, 33-vjeçari është ende një aset i jashtëzakonshëm me Bayern Munich gjithashtu admirues i madh i tij.

Kampionët e Bundesligës kishin një ofertë të fundit për mbrojtësin e refuzuar me Howe që nuk ishte i prirur për të humbur mbrojtësin e djathtë.

Duke folur pas fitores së skuadrës së tij në FA Cup kundër Fulham, Trippier deklaroi se ishte i kënaqur nga interesimi, por e ardhmja e tij qëndron në Newcastle.

“Është gjithmonë një kompliment kur një ekip si Bayern vjen për ty, por unë dua të bëj histori me klubin, të fitoj një trofe dhe ta ndihmoj klubin të rritet për aq kohë sa të jetë e mundur”, ka thënë ai për Daily Mail.

“Shpresoj që të gjithë ta dinë përkushtimin tim ndaj këtij klubi. Nuk ka ndryshuar që kur kam ardhur për herë të parë”, ka shtuar Trippier. /Telegrafi/