Telegrafi

Tripi i Vala-s thyen rekord

Oferta më e re e VALA-s n’Trip ka arritur numër rekord të anëtarësisë. Komuniteti për rini deri me 27 vjeç n’Trip u lansua në fillim të muajit maj dhe vetëm për 3 javë ka arritur që të ketë mbi 10,000 anëtarë dhe numri i tyre po shtohet çdo ditë.

Konsumatorët e rinj për vetëm 2.99 euro në muaj përfitojnë 2GB internet (2048 MB), minuta pa kufi dhe 500 SMS në komunitet ntrip. Pra sa më shumë shokë dhe shoqe një konsumator i bën anëtarë të komunitetit, me aq më tepër do ta ketë pa pare thirrjet dhe SMS-at, transmeton Ekonomianews.

“Kjo është një qasje e re që VALA i bën dhuratë me një produkt të tillë ekskluzivisht komunitetit të të rinjve duke i përmbushur dhe plotësuar në vazhdimësi kërkesat e mëdha të këtij komuniteti për një shërbim të këtij lloji”, ka thënë për Ekonominews, Arsim Bilalli, Menaxher për Informim i PTK-së

Sipas tij, konsumatorët n’Trip fitojnë edhe 2GB internet më të shpejtin dhe më cilësorin në Kosovë. 2 GB (2048 MB) është sasi më se e mjaftueshme për nevojat aktuale të konsumatorëve.

“Por Trip-i VALA-s nuk do të ndalet me kaq. Në javët dhe muajt në vazhdim VALA do të lansojë produkte të tjera shtesë kryesisht për të rinjtë”, ka pohuar Bilalli.

Nga ana tjetër, që nga ditët e para të lansimit, ka rritje të vazhdueshme për shërbimin 3G dhe 4G.

VALA ka instaluar në territorin e vendit gjithsej 125 stacione antentash që do të ofrojnë internet 4G, ndërsa vetëm në Prishtinë janë 25 stacione. Me internet 4G është mbuluar 75 për qind e popullatës së vendit, derisa me internet 3G është i mbuluar gati 90 për qind e territorit të vendit, të cilët mund të furnizohen me internet nga 231 stacione të antenave. /Telegrafi/