Telegrafi

Trinjakët në Meksikë rezultojnë pozitivë me coronavirus, njëri prej tyre në ventilator – autoritetet thonë se ky është rasti i parë në botë

Trinjakët e porsalindur në Meksikë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus, raportojnë autoritetet lokale shëndetësore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ekspertët mjekësorë po hetojnë rastin nëse sëmundja u transmetua përmes placentës së nënës gjatë periudhës së shtatëzanisë.

Dy prej të porsalindurëve, një djalë dhe një vajzë janë në gjendje stabile dhe po trajohen në një spital në San Luis Potosi, ndërsa fëmija tjetër është vendosur në ventilator.

Komiteti i Sigurisë Shëndetësore në vend, deklaron se ky ishte edhe rasti i parë i pazakontë në botë, kështu rasti do të hetohet.

Ndërkohë sekretarja e shëndetësisë, Monica Liliana Rangel Martinez, thotë se ishte e pamundur që ata të jenë infektuar në momentin e lindjes.

Prindërit e trinjakëve janë testuar tashmë, ndërsa autoritetet thonë se të njëjtit mund të kenë qenë asimptomatikë.

Ndryshe, Meksika ka raportuar deri më tani 185 mijë raste nga coronavirusi, ndërsa 22 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/