Telegrafi

Trinjakët amerikanë po luanin në dhomën e gjumit, dy prej tyre u bie sipër komodina – e ëma habitet sa si ia arritën të shpëtojnë

Një video e filmuar nga kamera e sigurisë brenda dhomës së gjumit të një shtëpie private, shfaq momentin kur trinjakët 2-vjeç rrokullisin komodinën e cila u ra përmbi.

Vogëlushët Riley, Spender dhe Haven White nga Illinois, u ngjitën mbi komodinë e cila rrokulliset dhe përfundon mbi dy prej tre fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Por për mrekulli që të dy arrijnë të ngritën dhe të dalin jashtë, edhe pse në shikim të parë dukej sikur ata janë lënduar shumë rëndë.

E pasi që gjithçka përfundon siç është më së miri, në dhomë futet e ëma 38-vjeçe Roxanne, e cila has në skenën kaotike me komodinën e rrokullisur duke mos ditur se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur.

Pasi që i sheh pamjet që janë regjistruar nga kamerat habitet së bashku me bashkëshortin Hank, se si trinjakët e tyre i kanë shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/