Telegrafi

Tringa Kay: Cristiano Ronaldo është shumë më i bukur se Neymar

“Dueli Botëror” po vazhdon të transmetohet në RTV Dukagjini, i cili i kushtohet Kampionatit Botëror, “Rusia 2018”.

Mysafirët dhe analistët japin opinionet e tyre rreth ndeshjeve të ditëve përkatëse si dhe disa gjëra të pathëna rreth futbollit.

Njëra prej tyre në shoun sportiv ishte edhe këngëtarja shqiptare, Tringa Kay, e cila ka folur rreth Cristiano Ronaldos dhe Neymarit.

Në pyetjen e gazetarëve cilin fanellë do të zgjidhte mes të portugezit dhe të brazilianit, këngëtarja zgjodhi të CR7 të Real Madridit.

“Do ta zgjidhja të Ronaldos pasi që është shumë më i bukur”, tha shkurtimisht këngëtarja jonë seksi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Tringa Kay

Këngëtarja më tutje ka treguar se shikon shpesh futboll në shoqëri të babait dhe miqve të ngushtë.

Ndryshe, biondina është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vazhdim. /Telegrafi/