Site icon Telegrafi

Trimëria e nënës nga India, leopardi ia rrëmbeu djalin – e ndoqi me milje derisa nuk ia lëshoi

Një nënë nga India ka ndjekur një leopard për afro një milje, duke luftuar me të në tentim që ta shpëtojë të birin e saj 8-vjeçar.

Gruaja e identifikuar si Kiran Baiga, ishte duke punuar rreth orës 19:00 në pasditen e 28 nëntorit, kur leopardi “rrëmbeu” djaloshin Rahul që po qëndronte ulur shumë afër saj, transmeton Telegrafi.

Kur pa se leopardi po ikte, ajo i vu pas dhe e ndoqi mbi një milje. Siç raporton Granthshala India, Baiga e goditi leopardin me shkop derisa ia lëshoi të birin. Aty leopardi iu vërsul Baigas dhe ajo kapi shkopin me të cilin e shtyu.

Aty i dolën në ndihmë banorët e tjerë, e leopardi iku në pyll. Megjithatë Baiga humbi vetëdijen dhe kur u zgjua pa veten se kishte përfunduar në spital.

Si pasojë e sulmit, Baiga dhe i biri i saj kishin pësuar lëndime, por pas trajtimit rimorën veten. /Telegrafi/

 

Exit mobile version