Telegrafi

Trim Jetullahu ‘gjuan’ live në emision Albana Osmanin, prezantuesja: Ishte zhgënjyes si ‘gjuajtës’ (Video)

Në mbrëmjen e kaluar në TOP Show Magazine kanë qenë të ftuar disa këngëtarë dhe reperë nga Kosova.

Këngëtari i ri Trim Jetullahu promovoi këngën e tij më të re me Çiljetën “BUBU”, ndërsa nuk shpëtoi pa u ngacmuar pak nga prezantuesit edhe për jetën e tij private, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Premierë: Çiljeta sjellë duetin me Trimin (Video)

I pyetur në lidhje me femrat, Trimi tha se ka dëshirë që një femër ta presë atë, dhe jo të ndodh e kundërta; të jetë mashkulli që pret femrën.

E çuditur nga kjo deklaratë, prezantuesja Albana Osmani e pyet: “Ti po çaje hallin se vajza vonohet për shkak se rregullon grimin?”

Trimi përgjigjet: “Jo vajza s’duhet të ketë grim, sepse nuk puthi grim unë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Albana vazhdon t’i thotë se vajzës i duhet kohë për t’u bërë gati për të dalë për të pirë kafe me mashkullin, ndërkohë Trimi ia kthen: “Jo kafe, sepse kafeja pihet në shtëpi, kur jemi vetëm unë dhe ajo”.

Ndërkohë Albana mbet e habitur duke pyetur: “Ku do dalësh ti me këtë?”

Lexo po ashtu “Ti je një luledielli”, fushata që u jep dritë fëmijëve në nevojë! Albana Osmani, bukuroshja e ekranit - ambasadore e kauzave sensibilizuese

Dhe si përfundim nga situata e pakuptimtë e krijuar, Alban Dudushi e pyet Trimin për ‘gjuajtjen’ që i bëri Albanës, ndërkohë Albana reagon: “Po çfarë ‘gjuajtje’ ky, ishte zhgënjyes si ‘gjuajtës’, ky që thotë vajza duhet të më presë mua, Jo”.

Dialogun e zhvilluar mes këtyre të dyve mund ta ndiqni në videon më poshtë. /Telegrafi/