Në mbrëmjen e kaluar në TOP Show Magazine kanë qenë të ftuar disa këngëtarë dhe reperë nga Kosova.
Këngëtari i ri Trim Jetullahu promovoi këngën e tij më të re me Çiljetën “BUBU”, ndërsa nuk shpëtoi pa u ngacmuar pak nga prezantuesit edhe për jetën e tij private, transmeton Telegrafi.
I pyetur në lidhje me femrat, Trimi tha se ka dëshirë që një femër ta presë atë, dhe jo të ndodh e kundërta; të jetë mashkulli që pret femrën.
E çuditur nga kjo deklaratë, prezantuesja Albana Osmani e pyet: “Ti po çaje hallin se vajza vonohet për shkak se rregullon grimin?”
Trimi përgjigjet: “Jo vajza s’duhet të ketë grim, sepse nuk puthi grim unë”.
Albana vazhdon t’i thotë se vajzës i duhet kohë për t’u bërë gati për të dalë për të pirë kafe me mashkullin, ndërkohë Trimi ia kthen: “Jo kafe, sepse kafeja pihet në shtëpi, kur jemi vetëm unë dhe ajo”.
Ndërkohë Albana mbet e habitur duke pyetur: “Ku do dalësh ti me këtë?”
Dhe si përfundim nga situata e pakuptimtë e krijuar, Alban Dudushi e pyet Trimin për ‘gjuajtjen’ që i bëri Albanës, ndërkohë Albana reagon: “Po çfarë ‘gjuajtje’ ky, ishte zhgënjyes si ‘gjuajtës’, ky që thotë vajza duhet të më presë mua, Jo”.
Dialogun e zhvilluar mes këtyre të dyve mund ta ndiqni në videon më poshtë. /Telegrafi/