Trilogjia e Jusufit shfaqet tri ditë në tri qytete. Aktivitetet kulturore të “Yunus Emre Enstitusu” Pejë vazhdojnë, qendra kësaj radhe për adhuruesit kosovarë të kinemasë sjell filmat “Qumështi, Veza, Mjalta” të regjisorit Semih Kaplanoglu.
Trilogjia e Jusufit, e cila ndahet në tre filmat Qumështi, Veza, Mjalta do të shfaqet në tri qytetet e mëdha të Kosovës. Gjithashtu në shfaqje të filmave do të marr pjesë skenaristi dhe regjisori i shumë shpërblyer Semih Kaplanoglu me një panel rasti.
Kaplanoglu më 10 dhjetor 2015 me filmin e tij “Qumështi” do të jetë së bashku me audiencën pejane, me 11 dhjetor 2015 me atë prizrenase ndërsa më 12 dhjetor 2015 do të takohet me adhuruesit prishtinas të kinemasë ku do të flas për jetën dhe filmat e tij po ashtu ai do të ju përgjigjet edhe pyetjeve të audiencës.
“Yunus Emre Enstitusu” në Pejë pas shfaqjes së filmave te regjisorit Semih Kaplanoglu “Veza” dhe “Mjalta” nga trilogjia e tij Veza-Qumështi-Mjalta tani do t’i paraqitet publikut pejan me filmin “Qumështi”. Filmi i parë “Veza” nga seria e filmave do të shfaqet në Prizren ndërsa filmi “Mjalta” do të shfaqet në Prishtinë. Regjisori në vitin 2010 me filmin “Mjalta” mori çmimin “Ariu i Artë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.
Në çdo qytet pas filmit regjisori do të tregoj për aventurën e tij në kinema ku edhe do të ju përgjigjet pyetjeve të publikut.
Kaplanoglu me fjalë të tjera për realizimin e skenarit dhe të regjisë së trilogjisë së Jusufit thotë: “Në vitin 2005 pas kthimit në vendlindje nga një program në Gjermani, për një periudhë vizitova krahinën e Anadollit dhe nga aty lindi projekti mbi trilogjia e Jusufit i përbërë nga tre filma. Ato i emërtova Veza, Qumështi dhe Mjalta e që specifikojnë ngjarjet në tri klima të ndryshme të krahinave të Anadollit, për Anadollin Qendrorë (Qumështi) për Bregdetin e Zi Lindor (Mjalta) dhe për Egjeu Qendrorë (Veza) …”
Shfaqje e filmave dhe paneli:
QUMËSHTİ 10 dhjetor 2015 e enjte, ora 18:00, në Kino “Jusuf Gërvalla”, Pejë
VEZA 11 dhjetor 2015 premte, ora: 19:30, në Doku Kinema, Prizren
MJALTA 12 dhjetor 2015 shtunë, ora:19:00, në Teatrin Oda, Prishtinë
Kush është Semih Kaplanoglu?
Semih Kaplanoglu film i të cilit do të shfaqet më 10 dhjetor 2015 në Kino “Jusuf Gërvalla”, është diplomuar në degën e Kinemasë dhe Televizionit më 1984 nga Universiteti Dokuz Filmin “Të gjithë në shtëpitë e tyre” e që ishte i pari i metrazhit të gjatë e realizojë në vitin 2001.
Po me këtë film ai u shpërblye me çmimin e regjisorit më të mire në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Singapor. Ndërsa në vitin 2005 me filmin e tij “Rënia e engjëllit”në Festivalet e pavarura në Nates, Kerala dhe Barcelona morri çmimin e filmit më të mirë.
Në vitin 2007 ai realizoj filmin e tretë të metrazhit të gjatë “Veza” premiera e të cilit u shfaq në kuadër të Quinzaine Des Realitaeurs në Kanë, ai u shpërblye për regjinë më të mirë në Festivalet Ndërkombëtare të Filmit si atë të Fajrit, Valdivias dhe Bankokut. Ndërsa në festivalet kombëtare të filmit numëron plot 30 çmime nga festivalet e rëndësishme si: Portokalli i Artë (Festival i Filmit Antalia) dhe Tulipani i Artë (Festival i Filmit Stamboll).
Film i dytë “Qumështi” nga trilogjia e Jusufit pas shfaqjes së premierës në vitin 2008 në Festivalin e Filmit në Venedik u shfaq edhe në shumë festivale tjera nëpër botë dhe gjithashtu në Festivalin e Filmit në Stamboll morri çmimin FIPRESCI (International Federation of Film Critics).
Regjisori me filmin “Mjalta” ka marr çmimin e “Ariut të Artë” në Festivalin e 60 Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.