Site icon Telegrafi

Trillon kidnapimin për hir të pushimeve me dashnorin

Gruaja nga Guatemala ka udhëtuar në Spanjë më 22 korrik derisa burri i saj ka mbetur në Guatemalë, pohon policia. Nga telefoni i saj celular ajo i ka dërguar burrit të saj porosinë tekstuale se një mashkull i panjohur e kishte grabitur dhe e kishte dhunuar. Hulumtimi ishte nisur kur burri i saj kishte alarmuar ambasadën e Guatemalës në Spanjë Autoritetet policore më pas e kanë gjetur duke u kënaqur në Barcelonë.

Gruaja në fillim ka thënë se ka arritur t’i ikën grabitësit, por me kontrollet policore të mëpasshme është dëshmuar se ajo nuk ka qenë viktimë e dhunës, derisa policia është intriguar me deklaratat e saja kundërthënëse.

Në fund gruaja ka pranuar se e ka trilluar tregimin për të zgjatur pushimin e saj me dashnorin e saj më të cilin ka qenë në kontakt vetëm nëpërmes internetit.

Exit mobile version