Filmi “Mother!”, në të cilin rolin kryesor e luan Jennifer Lawrence, është shfaqur në Festivalin e Filmit në Venecia, ndërsa përkundër kritikave pozitive, shumëkush e ka konsideruar si shqetësues.
Dhjetëra kritikë kanë dhënë opinionet e tyre për këtë triller psikologjik, regjinë e të cilit e ka bërë Darren Aronofsky dhe kritikat ishin shumë pozitive.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se nuk e kanë konsideruar të pakëndshëm filmin, ku Javier Bardem portretizon protagonistin kryesor mashkull.
Dy karakterët janë në lidhje, ndërsa lidhja e tyre testohet, pasi ata i viziton një mysafir i paftuar.
Disa e kanë quajtur filmin si një “shaka të sëmurë”, të tjerët si “çrregullim të sëmurë”. Ka apsur edhe prej tyre që e kanë krahasuar me horronin e Roman Polanskit, “Rosemary’s Baby”, si dhe “Black Swan” të Aronofskyt.
Ata që e kanë kritikuar kanë thënë se filmi është paksa i çmendur dhe shqetësues për publikun. /Telegrafi/