Telegrafi

Trileri i filmit që do t’ju dridhen gjunjët nga frika (Video)

Një film i ri horror që pritet t’u japë drithërima frike shikuesve, është gati për t’u publikuar.

“The Darkness” mban titullin filmi, trileri i të cilit tashmë është publikuar, transmeton Telegrafi.

Filmi ka lidhje me një familje, e cila kthehet në shtëpi pas pushimeve në Grand Canyon dhe pjetarët zbulojnë menjëherë se kanë sjellë në shtëpi një forcë të mbinatyrshme, e cila i terrorizon, duke i mbajtur me frikë dhe i shkatërron ata përbrenda.

Kevin Bacon, Radha Mitchell, David Mazouz janë aktorët kryesor në këtë film që pritet të publikohet me 13 maj të këtij viti./Telegrafi/.