Site icon Telegrafi

Triller me shtatë gola në “Mestalla” nën regjinë e Josip Ilicic , Atalanta në mesin e tetë më të mirave në LK

Josip Ilicic . (Photo by UEFA Pool/Getty Images)

Atalanta ka shëuar fitore edhe si mysafir i Valencias me rezultat 4-3, në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve, duke siguruar çerekfinalen.

Ndeshja nisi mirë për italianët, pasi Josip Ilicic fitoi penallti dhe e ktheu në gol që në minutën e tretë (1-0).

Në anën tjetër për Valencian shënoi Gameiro, duke e barazuar rezultatin (1-1), pas një gabimi në mbrojtje të Atalantas.

 

Pamje nga ndeshja . (Photo by UEFA Pool/Getty Images)

Por Ilicic e fitoi edhe një penallti në fundin e pjesës së parë, për të shënuar përsëri ai për 2-1.

 

Pjesa e dytë doli të jetë edhe më e zjarrtë.

 

Në minutën e 51-të, Valencia barazoi rezultatin në 2-2 me golin e Gameiros.

Pamje nga ndeshja . (Photo by UEFA Pool/Getty Images)

Nuk vonoi shumë dhe lakuriqët kaluan në epërsi. Ishte Ferran Torres që shënoi për 3-2 një gol të bukur me paraboll.

 

Por kjo ishte nata e Josip Ilicic. Slloveni barazoi shifrat me një gol të bukur me një goditje jashtë zonës (3-3).

Josip Ilicic . (Photo by UEFA Pool/Getty Images)

I njëjti shënoi edhe në minutën e 81-të, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij (4-3).

 

 

Atalanta me fitore me rezultat të përgjithshëm 8-4 ka kaluar në mesin e tetë më të mirave në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version