Interi ka barazuar në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 2-2 në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Nerazzurrët nuk e kanë nisur pozitivisht sezonin 2020/21 në Ligën e Kampionëve pasi kanë barazuar në shtëpi në ndeshjen e parë të Grupit B.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe kërkuese të Interit, të cilët krijuan disa raste.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve të shumta, Nerazzurrët nuk arritën të gjejnë golin dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0-0.
⏸️ | HALF-TIME
The referee blows his whistle to bring a goalless first half to a close ❌#InterBorussia 0⃣-0⃣#UCL #FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/OWeJiUqoqq
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) October 21, 2020
Në pjesën e dytë u zhvillua lojë shumë më e zjarrtë, ku u shënuan katër gola, nga dy prej secilës skuadër.
Të parët në epërsi kaluan Interi në minutën e 49-të me anë të Romelu Lukaku, i cili shënoi për 1-0, ndërsa mysafirët barazuan me anë të Ramy Bensebaini (63’) që shënoi nga penalltia për 1-1.
Fundi i ndeshjes ishte shumë interesant, pasi gjermanët shënuan të parët për 1-2 me anë të Jonas Hofmann (84’), por Lukaku (90+) u përkujdes për të barazuar në 2-2 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
⏹️ | FULL-TIME@RomeluLukaku9's late leveller means it finishes all square at San Siro ⚖️#InterBorussia 2⃣-2⃣#UCL #FORZAINTER ⚫️🔵 pic.twitter.com/7G2rGJKX5T
— Inter ⭐⭐ (@Inter_en) October 21, 2020
Në ndeshjen e radhës, Interi udhëton te Shakhtar Donetsk, ndërsa Monchengladbachu e pret Real Madridin.
Ndeshja tjetër në këtë grup mes Real Madridit dhe Shakhtar Donetsk u mbyll me fitoren 2-3 të ukrainasve. /Telegrafi/
https://twitter.com/RSharmzz/status/1319008089807462401
https://twitter.com/Footballgoal20/status/1319017098962784263
https://twitter.com/Footballgoal20/status/1319020240282542081
https://twitter.com/JamelLeurs/status/1319018229868777476