A e keni menduar ndonjëherë që të trokasë dritarja dhe poshtë janë hajdutët? Në këtë mënyrë po ju lajmërojnë se po vijnë. Por, nëse nuk jeni në shtëpi, atëherë vjedhja e banesës është e sigurt.
Nëse kjo duket si një përrallë, nuk është kështu. Hajdutët e çuditshëm janë nga Milanoja.
Katër persona janë arrestuar nga policia vendase pas një duzine vjedhjesh nëpër shtëpi në qendër të qytetit të luksit.
Grupi është i përbërë nga persona nga mosha 18 deri në 42 vjeç, të gjithë të akuzuar për vjedhje edhe më herët.
Grupi i romëve funksiononte në këtë mënyrë: pasi pikasnin banesën, hidhnin një guralec në dritare. Në qoftë se askush nuk afrohej nga brenda për të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, kjo do të thoshte se banesa ishte bosh dhe aksioni i grabitjes vinte menjëherë më pas.
Policia ka sekuestruar 67 mijë euro, orë dhe bizhuteri të shtrenjta, makina të shtrenjta dhe stilolapsa gjithashtu të shtrenjtë dhe sende të tjera me vlerë të lartë.
Përveç kësaj, grupi i përbërë gjithsej nga 52 persona merrej edhe me falsifikime. /oranews.al/