Triko për vjeshtën 2021 janë çdo gjë, por jo monotone
Më poshtë zbulojmë se cilat triko do t’i veshim gjatë kësaj vjeshte, transmeton Telegrafi.
Kontrasti
Kaloni ditët e zymta të vjeshtës me tone shumëngjyrëshe, me dy ose së paku me tri ngjyra. Për këtë sezon, stilistët sugjerojnë nuanca të kuqe dhe rozë.
Më të gjatë dhe më të ngrohtë
Edhe pse trikot e shkurtra, xhaketat dhe bluzat janë kthyer në modë, këtë sezon vjeshte, trikot janë pak më të gjata.
E pazakontë
Nga fanellat, fustanet, deri te xhinset dhe kominoshet, në të gjitha ka vrima. Pra, pse trikot do të ishin një përjashtim?
Jaka
Trikot me jakë që të kujtojnë uniformat e shkollës janë të domosdoshme këtë sezon.
Mbërthehu
Gjysmë sportive gjysmë elegante, por megjithatë efektive.
Trikot me zinxhirë janë të domosdoshëm
Nga bardh e zi, përmes ngjyrave, kënaquni me të gjitha ato vija!
/Telegrafi/