Pak ditë pasi Walmart tërhoqi një triko, në të cilën shfaqej një karikaturë e Babadimrit duke bërë kokainë nga faqja e saj në internet, artikulli tani është bërë një artikull më i shitur në Amazon.
Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, zinxhiri i supermarketeve u përball me reagime të menjëhershme gjatë kësaj jave kur trikoja – e cila tregon Babadimrin duke mbajtur një fytëz para “tre rreshtave” të asaj që duket se është kokainë – u vendos në shitje në faqen e saj në Kanada.
Menjëherë pas kësaj, Walmart thuhet se kërkoi falje dhe largoi trikot nga shitja së bashku me shumë të tjera si ajo që gjithashtu përshkruanin figurën festive në pozicione “jo të përshtatshme”.
Gjiganti i shitjes me pakicë pranoi përmes një zëdhënësi se pulovrat “nuk përfaqësojnë vlerat e Walmart” dhe fajësuan një shitës të palës së tretë pse ata përfunduan në internet.
Sidoqoftë, veshjet me modele identike mbeten të disponueshme për t’u shitur në Amazon, dhe triko ‘Let It Snow’ madje është bërë artikulli Nr.1 më i shitur në kategorinë e tyre, që nga e enjtja.
Të listuara në mënyrë zbavitëse si ‘perfekte për ditë komode me familjen tuaj!’, trikoja prej 31,99 dollarë ka marrë gjithashtu shumë komente. /Telegrafi/