Tregu muzikor shqiptar i ka të rralla grupet, e përveç tyre edhe këngëtarët që e kultivojnë muzikën e mirëfilltë, por sido që të jetë,m numërojmë akoma disa prej tyre.
Të tillë janë TRIIIO Grup, i përbërë nga tre djem shumë të talentuar nga Gjakova, të cilët së bashku kanë nisur rrugëtimin tash e sa kohë për krijimin e një grupi që kultivon muzikën e duhur.
Adhurim Grezda (vokalist), Dalvin Mamusha (violinë), dhe Endrit Xërxa (kitarë), janë treshja që së bashku kanë formuar TRIIIO Grup, të cilët jo më larg se para për festat e fundvitit, patën një prezantim të shkëlqyer në një nga programet festive të KTV-së.
Lidhur me aktivitetet e tyre, dhe planet për projektet e reja, në një bisedë të shkurtër për Telegrafin, foli kitaristi i grupit, Erblini, i cili tregoi në pika të shkurtra detajet rreth aktiviteteve të tyre më të fundit.
Endrit Xërxa“Ne kemi pas një prezantim për Vit të Ri në programin festiv të KTV-së, strategjia jonë e të kënduarit është pak më ndryshe, pasi ne zgjedhim të performojmë këngë të vjetra qytetare, të cilat më pas me një aranzhim tonin ndryshe, i sjellim në një version pak më modern, she të pëlqyeshëm për veshin e publikut, tha Endrit Xërxa për Telegrafin.
Në vazhdimin e bisedës, ai tregoi se TRIIO si grup mbajnë edhe shumë koncerte, dhe janë të kërkuar kryesisht jashtë vendit.
“ Nga data 15, deri më datën 22, do të udhëtojmë për në Basel të Zvicrës, pasi atje që tri vite performojmë në një ‘jazz bar’, herën e fundit aty kemi prezantuar edhe albumin tonë. Kemi pasur rastin që atje të bëhemi pjesë edhe e një prej radiove më të njohura në Basel, të cilët na kanë ftuar, duke na intervistuar rreth muzikës së veçantë që ne bëjmë”, tregoi më tej Xërxa.
TRIIIO Grup
TRIIO Grup duket të jetë ndër grupet më unikë të tregut, dhe këtë e tregon stili i tyre i të kënduarit para publikut, gjersa pritet që së shpejti të shohim edhe projekte të reja dhe interesante, të realizuara me klipe nga grupi në fjalë.
/Telegrafi/