Site icon Telegrafi

Tridhjetëmijë sirianë e lënë Sirinë për 48 orë

Të paktën 30 mijë civilë sirianë kanë ikur nga lufta e veriut të Sirisë brenda 48 orësh, raporton Human Rights Watch.

Al Jazeera shkruan se gardat e trupave amerikane në Siri, të premten i kanë kërkuar Turqisë që t’i hapë kufijtë për refugjatë sirianë që janë larguar nga konflikti në mes fraksioneve të grupeve të armatosura dhe rebelëve në veri.

HRW thotë se shumica e atyre që u larguan nga Siria, ishin sirianë që ishin të vendosur në kampet e refugjatëve.

Amerikanët i kanë akuzuar ushtarët turq që ruajnë pikat kufitare, se kanë shtënë në disa prej refugjatëve kur ata i ishin afruar kufirit, mirëpo Turqia e ka mohuar një akuzë të tillë.

Exit mobile version